Milot Rashica për Lojën e Yjeve: Sonte s’ka rëndësi rezultati, por të ardhurat që mblidhen

në kategorine Kosovë

Sonte do të zhvillohet Loja e Yjeve ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe të Milot Rashicës.

Rashica ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë për ndeshjen humanitare që do ta luajnë sonte.

“Një ndeshje pak ma ndryshe, pak më relaksuese, jo gjithë ai serioziteti qe duhet ta kemi ndeshjet e kombëtares dhe të ekipit”, ka thënë Rashica për Art Motion, transmeton Klan Kosova.

“Emocionet janë të njëjta, por rëndësia e ndeshjes nuk është e madhe dhe s’kemi aq presion – sonte s’ka rëndësi rezultati, por të ardhurat që do të mblidhen për fëmijët e SOS fshatrave dhe familjet në nevojë”.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme dhe tregon sa njerëz human jemi ne. Shpresoj me pas sa ma shumë tifozë dhe të ardhura për këtë ndeshje”.

medial.mk

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.