Veliaj: Luli fëmijët e vet i ka jashtë, por demokratët i sjellin në kopshtet publike

në kategorine Shqipëri

Kryebashkiaku Veliaj u ndal këtë të premte në njësinë 8 në kryeqytet u u kërkoi banorëve votëbesimin edhe për një madnat tjetër.

 

Gjatë takimit elektoral me banorët e kësaj njësie, kandidati Erion Veliaj theksoi se falë rikonstruksionit të godinave ekzistuese dhe ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja, situata ka ndryshuar rrënjësisht.

 

Duke iu drejtuar demokratëve të kësaj zone, Veliaj nuk I kurseu as thumbat në drejtim të liderit demokrat, Lulzim Basha, për të cilin theksoi se i shkollon fëmijët jashtë vendit ose në shkolla private.

 

“U duhet thënë shokëve demokratë: çerdhja ku po shkon biri yt, a është pak më e mirë sot? Është më e mirë sepse shumë demokratë kanë futur mik për t’i çuar fëmijët në çerdhe publike, edhe pse kanë lekë për t’i çuar në privat. Sepse publiket janë bërë më të mira. Demokratëve të njësisë 8 duhet t’u themi: këto kopshtet që kemi bërë, kopshtet e njësisë tuaj, ku ju çoni fëmijët, sepse Luli i ka jashtë ose në privat, a janë më të mira sot? Janë shumë më të mira dhe ushqimi është më i mirë. Sot kemi 10 aplikime për 1 vend, ndërkohë më parë njerëzit s’i shihnin me sy çerdhet dhe kopshtet publike. Sa prej këtyre demokratëve janë futur mik për të futur fëmijët në çerdhe publike sepse janë bërë më të mira”, tha ai.

 

Veliaj theksoi më tej se një nga vendimet e para të kësaj bashkie ka qenë dhe rikthimi i çekut të bebes, që, sipas tij, Basha e hoqi.

 

“Vetëm fakti kur një bebe vjen në jetë, që merr një çek të bebes, të cilin Edi Rama e vuri 50 mijë lekë, por e 8-fishoi tani për të parin dhe e 16-fishoi për të dytin. Për një demokrat kjo është më mirë apo më keq? Unë them se kjo është shumë më mirë”, shtoi Veliaj.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.