Shpresë për 7 jetimët, Fatma i dorëzon nënës çelësat e shtëpisë

në kategorine Shqipëri

Elvisi merr nënën me 7 fëmijët e saj për në banesën e tyre të re. Ata u nisën por pa e ditur se ku do shkonin. “Fëmijët e mi kanë vuajtur gjithë jetën, qoftë rruga e hajrit”.- shprehet nëna.

Ata emocionohet kur Fatma i dorëzon Pranverës çelësin e shtëpisë së tyre re. “Zoti ta shpërbleftë ty dhe gjithë shqiptarëve që ndihmuat fëmijët e mi, që t’u buzëqeshë buza, kam vuajtur, por nga besimi në Zot nuk kam hequr kurrë dorë, s’më besohet se është shtëpija ime”- shprehet Pranvera. Elvisi tha se brenda një dite ndodhin mrekullitë dhe nuk duhet të jemi kurrë pesimistë. “Shqiptarëve Zoti ua bëftë jetën Pranverë”. –uroi Naçi.

Shqetësimi i fundit i nënës së vuajtur: “Po sikur të vijnë të ma marrin shtëpinë”? Elvisi dhe Fatma e siguruan se shtëpia është prona e saj me hipotekë dhe premtuan se do të rikthehen sërish për të parë sesi ajo dhe fëmijët janë integruar në jetën e re.

(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.