Ndihmë për 7 jetimët, 2 miq nga Zvicra në studion e “Shqiptarëve”

në kategorine Shqipëri

Pasiguria e Pranverës për pronësinë e shtëpisë së re ka lënë mbresa të thella te Elvisi dhe Fatma. Elvisi tregoi në studio se Pranvera nuk e kishte idenë se cfarë ndodhte në emisionin tonë, sepse nuk kishin patur as televizor as celular për të kuptuar se cfarë ndodhte me familjet që ndihmoheshin nga shqiptarët.

Në studio teksa Elvisi tregonte, ishin të pranishëm Adnan Fazlliu dhe Rijad Bajrami, 2 shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Adnani dhe Rijadi dhanë shuma parash për shtëpinë Pranverës me 7 fëmijë dhe ndoqën nga studioja përjetimet e tyre kur hynë në shtëpinë e re.

Adnani tregoi se ndihma për familjet në nevojë është detyrë e cdo shqiptari . “Shqiptarët janë një trup dhe kur lëngon një gjymtyrë, lëngon gjithë trupi”, tha ai. Ai tregoi se e kanë vizituar familjen e Pranverës në shtëpinë e re dhe tha se historia e tyre vërteton më së miri se “pas cdo dimri vjen pranvera”. Elvisi zbuloi se frymëzuese është bashkëshortja e Adnanit, e cila kërkoi me ngulm që të ndihmohet kjo familje me 7 jetimë.

Edhe Rijadi është prekur shumë nga ky rast dhe kërkoi të kontribuojë. Si baba i 4 fëmijëve ai nuk kishte si të mos prekej nga kjo histori, që kishte në qendër 7 fëmijë jetimë. Rijadi dhë bashkëshortja nuk u mjaftuan vetëm me 20 000 euro që dhuruan për shtëpinë. Ata do të paguajnë për 3 vjet me radhë, pension mujor për familjen e Pranverës.

Elvisi tha se ishte këmbëngulja e tij që këta 2 shqiptarë të vinin nga Zvicra për të ndarë gëzimin, sepse përqafimi i njerëzve mirënjohës ta bën zemrën mal.

Adnani dhe Rijadi treguan se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka shikueshmëri të madhe edhe në Zvicër nga shqiptarët që jetojnë aty. Elvis Naçi sot iu dhuroi Adnanit dhe Rijadit një dhuratë simbolike mirënjohje për kontributin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.