Mediat në Holandë:Familjarët e De Ligt po kërkojnë shtëpi në Paris

në kategorine Sport

E ardhmja e talentit të  Ajax, Matthijs de Ligt po shkon gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjes. Të premten, gazeta holandeze ‘De Telegraaf’ raportoi se e dashura e lojtarit, Anne Kee Molenaar, së bashku me nënën e saj po vizitonin Parisin në kërkim të një shtëpie të përshtatshme për të jetuar kur të konfirmohet nënshkrimi i 19 vjeçarit.

Paris Saint-Germain duket se është më i vendosur tani në garë për mbrojtësin qendror 19-vjeçar, i cili gjithashtu është duke u ndjekur nga Juventusi dhe Barcelona. Në fakt, deri vonë, kampionët spanjollë ishin të vendosur për të nënshkruar me lojtarin, përpara se PSG t’i bashkohej garës. 12 milionë eurot e ofruara nga PSG, krahasuar me gjashtë të ofruara nga Barcelona dhe dhjetë nga Juventusi, duket se e kanë kthyer bindur lojtarin.

Gazeta gjithashtu deklaroi se agjenti i tij Mino Raiola, ka folur drejtpërdrejt me drejtorin e PSG-së, Antero Henrique.

De Ligt do të ishte një përforcim i dobishëm për mbrojtjen e PSG, duke shtuar Thiago Silva, Kimpembe, Kehrer dhe Marquinhos, të cilët Thomas Tuchel i ka përdorur edhe si mesfushor.

Kapiteni i Ajax luajti 55 ndeshje gjatë një sezoni të pabesueshëm, duke shënuar shtatë gola duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores së titullit dhe drejt gjysmëfinales së Champions League.

(n.b/BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.