Mbështetës së PD protestojnë në Elbasan, kërkojnë lirimin e protestuesve

në kategorine Shqipëri

Mbështetës së PD kanë protestuar mbrëmjen e kësaj të premteje para Drejtorisë së Policisë në Elbasan duke kërkuar lirimin e të ndaluarve që I bllokuan rrugën kryeminsitrit Edi Rama në Librazhd.

 

Protestuesit e cilësojnë ndalimin e tyre si politik dhe si hakmarrje të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës.

 

Ndërkohë mes protestuesve është dhe ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.