Biba: Pengimi i përgatitjeve për zgjedhje, vepër penale

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 14 qershor/MEDIAL/ Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba deklaroi sot “se ky institucion po përballet me problematika në disa bashki të vendit, të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të Partisë Demokratike, pasi nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale”.
I ftuar në një studio televizive, Biba, përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, paralajmëroi këta kryebashkiakë se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzime nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet.
“Kemi patur disa problematika me kryetarë bashkish të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, – u shpreh Biba. /m.m/j.p/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.