BESA: Pjesa perëndimore e vendit e anashkaluar nga investimet e huaja

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Të nderuar përfaqësues te mediumeve,

Te nderuar qytetarë,

Bëhen disa ditë ku i gjithë opinioni i gjerë, përfshirë dhe neve jemi dëshmitarë të qarkullimit të një video materiali të sponsorizuar nga vetë kryeministri Zaev, ku tentohen të prezantohen gjoja të arriturat të kësaj qeverie në dy vitet e ushtrimit te mandatit të saj.

Të dhënat dhe shifrat janë impozante, ku edhe skeptikun më të madh nuk do ta linte indiferent.

Të provokuar nga ky fakt, ne si Departament i Ekonomisë, pranë Lëvizjes BESA, vendosem të dalim në teren dhe të shohim së bashku me ju se si në realitet është gjendja faktike.

Nga ajo që kemi analizuar, e që mund të dëshmohet edhe përmes gjendjes faktike, konstatojmë se nga 624.5 milion eurot e reklamuara, as edhe një cent nuk është investuar në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht e banuar me shqiptarë.

Pra nuk është hapur as edhe një punëtori e thjeshtë, e jo me nga emrat e gjigantëve të prodhimit botëror.

Me të drejtë pyesim kryeministrin Zaev, pasi është e qartë se ministri shqiptar i ekonomisë, z.Bekteshi as që është në rrjedha me këtë gjendje të mjerueshme të kësaj pjesë të vendit të populluar kryesisht me shqiptarë.

Zv/kryeministër pse e anashkaloni këtë pjesë të shtetit nga harta e investimeve të huaja, dhe hapja e vendeve të reja të punës?

Si është e mundur që zona më vitale e shtetit të lihet në këtë gjendje në dy vitet e qeverisjes suaj?!!

Me:

– Zero (0) – Investime të huaja

– Zero (0) – Vende të reja pune dhe me eksod të paparë si asnjëherë më parë

A nuk bie ndesh kjo në menynë të hapur me konceptin të cilin ju e promovoni me aq shumë zhurmë : Jetë për të gjithë?!

Për këtë arsye zotri Kryeministër, ju apelojmë që më pak të merreni me video spote sepse ato na kthejnë në kohë kur reklama kishte plotë dhe aspak punë. Ju inkurajojmë që frymën e zhvillimit ekonomik të barabartë dhe proporcional mos e lini në harresë pjesën perëndimore të shtetit krejtësisht të banuar me shqiptarë. Vetëm me një shtet të barabartë dhe zhvillim ekonomik të barabartë regjional, mund të flasim për një jetë për të gjithë.

Zyra për informim, Departamenti i Ekonomisë

Lëvizja BESA

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.