BERLIN – Gjermania dhe Francë gati të krijojnë avionë luftarakë të gjeneratës së re

në kategorine Bota

BERLIN, 14 qershor /MEDIAL-DPA/ – Gjermania dhe Franca, të cilave i është bashkuar edhe Spanja, synojnë të krijojnë një gjeneratë të re avionësh luftarakë nëpërmjet “Future Combat Air System” (FCAS) brenda dy dekadash.
“Kontratat për krijimin e sistemit FCAS pritet të nënshkruhen të hënën gjatë një panairi të aeronautikës në Burxhet, Francë”, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Firmosja e kontratave do të mbikëqyret nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe homologia e saj franceze, Florence Parly.
Kërkesat sa vijnë dhe janë rritur vitet e fundit që Gjermania dhe Franca të bashkohen për të krijuar projekte madhore në sektorin e mbrojtjes. Jo vetëm për arsye të kostove por gjithashtu që të mbeten strategjikisht të pavarura dhe të jenë të gjendje të prodhojnë vetë sisteme armësh. /G.S/
.

Artikulli paraprakPolitika monetare, faktor stabiliteti në ekonomiArtikulli tjetërBalla: Meta e ka humbur legjitimitetin

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.