Balla: Meta e ka humbur legjitimitetin

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 14 qershor /MEDIAL/- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialisite Taulant Balla, u shpreh se data 30 qershorit është një moment i rëndësishëm që do të konfirmojë që Shqipëria ndërtohet mbi parimin e rregullave ku prevalon Kushtetuta.
I ftuar në një intervsitë televizive, mbrëmjen e së premtes, Balla theksoi se, “një shtet nuk mund të funksionojë nese një palë nuk respekton rregullat. Në Shqipëri nuk mund të  kthehet në praktikë që një parti nuk është gati e nuk merr pjesë në zgjedhje”.
“Zgjedhjet do të zhvillohen domosdoshmërisht pasi çdo kryetar bashkia në datës 10 gusht 2019 do t’ia dorëzojnë postin të zgjedhurve të 30 qershorit. Përpjekja e Presidenti të republikës Ilir Meta është një ndër të shumta për të penguar dhe bashkuar hapur me opozitën. Sot Meta ka zbritur në fushën e betejës, jo më si një unifikues i palëve, por në krah të opozitës. Zoti Meta e ka humbur legjitimitetin”- theksoi Balla.
Ai solli në vëmendje se, Shqipëria është Republikë Parlamentare ku Parlamenti  është institucioni më i rëndësishëm Presidenti të heqë dorë nga këto qasje, që nuk i bëjnë nder karierës së tej zgjatur politike që ka pasur Ilir Meta.
Asnjë nga institucionet ndërkombëtare, nënvizoi Balla, nuk e kanë artikuluar në asnjë rast shtyrjen e datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Respektimi afateve janë detyrim ligjore.
Balla gjithashtu tha se, “në 2017 Partia Demokratike (PD) është sponsorizuar me 1 milionë dollarë nga interesa ruse dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të ketë hesape me drejtësinë për paratë ruse. Çështja e parave ruse, është çështje e rëndësishme që do të ketë seriozitet maksimal”. e.xh/j.p/
 
 
 
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.