U kritikua se hoqi fanellën dhe e goditi me shqelm, Ramadani kërkon ndjesë dhe sqaron pse e bëri

në kategorine Sport

Një gol që i dhuroi Shqipërisë një fitore sigurt ndaj Moldavisë, por gjithashtu edhe goli i tij i parë me fanellën me kombëtaren. Megjithatë, Ylber Ramadani nuk i ka shpëtuar kritikave për gjestin e tij, në shenjë festimi: gjuajtja me shqelm e fanellës. Ky moment mori një vëmendje shumë të madhe në media, por edhe nga tifozët, të cilët e vlerësuan si një gjest aspak të hijshëm. Nisur nga kjo, Ramadani ka kërkuar ndjesë në një postim në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se gjithçka është bërë si pasojë me moskontrollimit të emocioneve.

 

“Përshëndetje miq, ju falenderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së bluzës. Ju kërkoj shumë ndjesë për hedhjen e bluzës, me të vërtetë një gjest i papranueshëm, por më besoni që ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj shumë ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan Ramadani. 

Burimi: https://sot.com.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.