TUSK: Është i mundur vetëm një vendim – fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut

në kategorine Maqedoni

Personalisht besoj se është i mundur vetëm një vendim – fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë për anëtarësim në BE sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, theksoi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski në Bruksel.

“Si kryesues i Këshillit Evropian nuk dua të prejudikoj. Keni bërë gjithçka që pritej nga ju, por të jem i sinqertë – nuk janë të gatshme të gjitha vendet anëtare të BE-së që të sillet vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim në ditët e ardhshme. Pyetja është jo “nëse”, por “kur” do të fillojnë. Jam i kujdesshëm për këtë pyetje sepse e di se ndonjëherë arritja e konsensuzit mes 28 vendeve anëtare zgjat më shumë se sa që do të dëshiroja unë. Por, nuk ka dyshim se vendi i vendit tuaj dhe i rajonit është në BE”, theksoi Tusk.

Zgjedhjen e Pendarovskit dhe vizitën e tij të parë në Bruksel, Tusk e vlerësoi si si simbolike dhe burim i shpresës për vendin dhe për tërë rajonin.

“Së pari, Fitorja e juaj zgjedhore e drejtpërdrejtë tregoi besim të ri të qytetarëve dhe forcat politike në proceset demokratike dhe krijoi bazë të mirë për stabilizim institucional. E dyta, zgjedhjet e konfirmuan orientimin euroatlantik të vendit. Zgjedhjet ishin edhe referendum për pajtim ndëretnik dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ju atë tekst e kaluat me sukses. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë historike, dhe shembull që duhet ta ndjekin edhe të tjerët në rajonin më të gjerë.

Presidenti Pendarovski në konferencën për shtyp tregoi se pas detyrave të plotësuara, Maqedonia e Veriut nuk kërkon shpërblim të jomerituar, por shans të merituar të ndërtojmë shtet evropian me shoqëri të drejtë, humane dhe përparimtare. Potencoi se anëtarësimi në BE dhe NATO është përcaktim strategjik i shtetit dhe i shumicës së madhe të qytetarëve.

“Para dy jave e morëm raportin më të mirë dhe më pozitiv të KE-së për vendin tonë. Jo vetëm që morëm rekomandim të qartë për fillim të negociatave por ishim potencuar si shembull i shkëlqyer në Ballkanin Perëndimor. Atë e kemi bërë me zgjidhjen e çështjes njëdekadëshe. Sollëm vendime të guximshme për çështje shumë të ndjeshme për qytetarët tanë me qëllim që ta menjanojmë pengesën më të madhe në procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe me Marrëveshjen e Prespës u liruam nga ngarkesa në të kaluarën. Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon i cili tashmë nuk ka çështje të hapura me fqinjët. Përveç asaj kryerje të reformave në shumë fusha kyçe dhe pajtohemi me politikën e BE-së. Jemi të vetëdijshëm se ende nevojiten reforma dhe se kemi dobësi, na paraprin shumë punë. Por duhet të theksoj një realitet – ne jemi më efikas kur para nesh kemi detyra, vndërsa negociatat për anëtarësim janë vegla më e mirë reformuese”, theksoi Pendarovski.

Përkujtoi në rolin e vendit për ballafaqim me krizën emigruese në vitin 2016, ndërsa me atë edhe në ruajtjen e sigurisë evropiane.

“Me atë treguam se jemi partnerë të fuqishëm evropian. Këtë qershor BE-ja ka mundësi historike të tregojë lidership dhe vizion për të ardhmen në tërë rajonin tonë – me atë që do t’i caktojë datë për negociatat me Maqedoninë e Veriut”, porositi Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me Tusk.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.