Tentativë ekstreme, Chelsea kërkon të mbaj Sarrin në Londër

në kategorine Sport

Në ditët kur pritet që Sarri të lirohet përfundimisht nga Chelsea, nga Anglia vjen një lajm sa i bujshëm por dhe i çuditshëm. Roman Abramovich, presidenti i bluve, nuk ka ndërmend të paguaj 6 milion euro që Sarri kërkon për largimin e tij me konsensus por as Juve nuk ka ndërmend të paguaj, për më tepër që Abramovich ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Sarri
Sarri

Në këto kushte sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit i kanë propozuar Sarrit të qëndroj në Londër edhe për një tjetër vit. Kjo lëvizje nuk është pritur aspak mirë, as nga Sarri e as nga stafi i tij, ky nuk ishte momenti i duhur për të bërë këtë propozim pasi prej kohësh Sarri po përgatit rikthimin e tij në Itali në krye të Juventusit. Pikërisht këto detaje të fundit kanë bërë që zytarizimi i Sarrit të vonoj.

Lampard
Lampard

Në të njëjtën kohë në Londër po mendohet për një plan B të shpejtë, një trajner pa shumë kosto por që pëlqehet nga tifozët. Në këtë pikë Lampard nuk ka rivalë, një kandidaturë që po sponsorizohet shumë edhe nga ikonat e tjera të klubit.
(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.