Sot në UEJL promovohet libri “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit” e autorit Mahi Nesimi

në kategorine Kulturë

Sot në orën 13, në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë do të bëhet promovimi i librit “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit” i autorit, publicistit dhe ish-ambasadorit Mahi Nesimi.

Libri ka 500 faqe dhe trajton zhvillimet politike në Maqedoni kryesisht pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Libri është i ndarë në 14 kaptina që paraqesin tema të veçanta ku trajtohen çështje të ndryshme nga e kaluara dhe pikëpamje për mënyrën e zgjidhjeve më të mira në të ardhmen.

Në promovim do të flasin akademik Abdylmenaf Bexheti – rektor i Universitetit dhe recensentët dr. Jeton Shasivari e dr. Zemri Elezi dhe Hasan Jashari.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.