SHBA – Trump: Polonia do të ngrejë një bazë për trupat amerikane dhe do të blejë avionë F-35

në kategorine Bota

UASHINGTON, 12 qershor /MEDIAL-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Polonia ka pranuar të ngrejë një bazë për 1000 trupa amerikane, që do të paguhet krejtësisht nga Varshava.
Presidenti polak, Andrzej Duda deklaroi se “SHBA-ja do të jetë gradualisht më shumë e pranishme në vendin”.
Polonia do të blejë gjithashtu 32 avionë F-35, njoftoi Trump, gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë.
Dy vendet ranë dakord për një marrëveshje të re mbi energjinë, ku Polonia do të blejë më shumë gaz amerikan.
Duda ftoi gjithashtu Trump të vizitojë Poloninë në shtator, në kuadër të përkujtimit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Trump u përgjigj se do e marrë në konsideratë. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.