RUSI – Vijon saga e arrestimit të opozitarit Navalny

në kategorine Bota

MOSKË, 12 qershor /MEDIAL-AFP-ANSA/ – Opozitari kryesor i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua sot nga policia gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit Ivan Golunov, i akuzuar për trafik droge përpara se të shpallej i pafajshëm dhe të lirohej një ditë më parë.
Navalny është arrestuar dhe liruar disa herë nga drejtësia ruse.
”Aleksei Navalny është arrestuar”, shkruante  në një postim në Twitter zëdhënësja e opozitarit, Kira Iarmych.
Të paktën 94 manifestues u arrestuan sot gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golounov, i akuzuar padrejtësisht për trafik droge , i cili u lirua një ditë më parë.
Rreth 1 000 persona u mblodhën në qendër të Moskës dhe një qiin në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Petërburg për të protestuar për parandalimin e makinacioneve të policisë në këtë çështje, që ngjalli një mobilizim pothuajse të paprecedentë të shoqërisë civile./ /v.b/ a.jor.
.

Artikulli paraprakKandidati për SPAK, prokurori Mara në sitën e vettingut

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.