Lukaku i “dashuruar” pas Contes dhe Serie A: E kam marrë vendimin

në kategorine Sport

Nuk është më një mister pse Romelu Lukaku është sulmuesi i përzgjedhur nga Antonio Conte, mjafton të dëgjojmë fjalët e tij: “Është diçka pozitive që Conte shkoi te Inter, për mua është trajneri më i mirë në botë. Për sa i përket të ardhmes time, un e kam marrë një vendim por për respekt të Man.United nuk dua ta bëj publike tani”, u shpreh Lukaku duke rrëfyer më pas se është dhe një dashamirës i madh i futbollit italian:

Lukaku
Lukaku

“Jam një fans i madh i Serie A, kush më njeh e di shumë mirë se gjithnjë kam dashur të luaj në Itali, un e dashuroj Italinë. Ardhja e Ronaldon, kalimi i Sarrit te Juventus, Ancelotti te Napoli etj, do të jetë një Serie A shumë emocionuese”, theksoi gjigandi belg, duke konfirmuar të gjithë zërat e merkatos, thjeshtë nuk bëri zyrtar faktin që do të vesh fanellën e Interit sezonin e ardhshëm.

Ivan Perisic
Ivan Perisic

Kartoni i Lukakut vlerësohet nga Man.United me 70 milion euro, shumë të cilën klubi ziklatër kërkon ta minimizoj duke futur në tratativa Ivan Persic. Sa i përket pagës personale, Lukaku pritet të përfitoj 8 milion euro në sezon.
(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.