LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Veljanovski, Milloshoski, Dimovski mos presim por menjëherë të japin dorëheqje

në kategorine Maqedoni

Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet prej shkaqeve morale, vetëm për shkak të indikacioneve paraqet akt të lartë moral dhe ndjenjë të fortë të përgjegjësisë personale para qytetarëve.

Te deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së,  kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale, nuk ka as ndjenjë të përafërt të përgjegjësisë morale, kjo është e qartë.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija  Dimovski të mos presin më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

Kjo është më pak që mund ta bëjnë që të evitohet  çfarëdo qoftë mundësie t’i pengojnë apo të ndikojnë mbi proceset dhe hetimet gjyqësore kundër tyre.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë aspak kredibilitet derisa në radhët e tyre ulen deputetë kundër të cilëve udhëhiqet hetim dhe procese për vepra serioze.

Qendra për komunikime me Opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.