Kinezi gjobëvënës arrestohet në Rinas

në kategorine Shqipëri

Një shtetas kinez I shpallur në kërkim ndërkombëtar për gjobëvënie është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit dhe Interpol Tirana.

 

Shtetasi kinez I arrestuar është me inicialet G.L.

 

Ai u arrestua në kuadër të hetimeve të zyrës publike të bashkisë së Goazhou.

 

Shtetasi kinez, sipas policisë, është pjesë e një grupi kriminal, të tipit mafioz, që merrte përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit si dhe marrjes me dhunë të borxheve.

 

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

 

Po ashtu në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

 

25 vjeçari kinez I arrestuar do të ekstradohet drejt Kinës.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.