HOXHA: Shpresojmë se Komisioni i përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të gjejë zgjidhje në drejtim të fqinjësisë së mirë

në kategorine Maqedoni

Pas paralajmërimeve të ministres bullgare Ekaterina Zaharieva se Bullgaria mund të tërhiqet nga puna e komisionit të përbashkët nëse nuk përcaktohet se Goce Dellçev është bullgar, sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamet Hoxha shfaqi shpresë se komisioni do të gjejë zgjidhje të cilat do të jenë në drejtim të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë.

“Shpresojmë se komisioni i formuar midis të dyja qeverive në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi do të gjejë zgjidhje në drejtim të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë midis dy të dyja shteteve tona”, tha Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  pas konferencës së rregullt për shtyp në Qeveri.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.