Griezmann e ka vendosur, më 1 korrik prezanohet te skuadra e re

në kategorine Sport

Mungon zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurtë se Antuan Griezmann do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Sipas të përditëshmes “El Mundo Deportivo”, sulmuesi e ka marrë vendimin e tij dhe do të bashkohet me skuadrën katalunjase duke nisur nga data 1 korrik. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta iberike, ky është fundi I lumtur dhe I kërkuar nga të dyja palët.

Griezmann Messi 0
Griezmann Messi 0

Që kur njoftoi largimin nga Atletico Madrid, Griezmann dhe Barcelona janë takuar shumë herë dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën që futbollisti francez do të firmosë përpara se të luajë në krah të Lionel Messi. Ndryshe nga sa u fol pak javë më parë, edhe sulmuesi argjentinas e pret me krahëhapur kampionin e botës. Edhe Parsi SG tashmë ka dalë nga gara e merkatos. Klubi parizien gjithashtu kërkonte shërbimet e Griezmann.

C 29 Fotogallery 1025742 Imagegallery Imagegalleryitem 11 Image
C 29 Fotogallery 1025742 Imagegallery Imagegalleryitem 11 Image

Por ky I fundit ka refuzuar ofertën e kampionëve të Ligue 1, pasi preferon të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll të cilin e njeh shumë mirë. Sa i përket detajeve financiare, ajo që dihet deri tani është se Barcelona do të paguajë klauzolën 100 milion euro për të blerë kartonin e sulmuesit francez.
(balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.