Shekerinska: Ratifikimi i anëtarësimit në NATO shkon jashtëzakonisht shpejtë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 11 qershor 2019 (MEDIAL) – Ratifikimi i anëtarësimit në NATO shkon jashtëzakonisht shpejtë. Nëse krahasohet me valët paraprake të zgjerimit të Aleancës do të shihet se vendet-anëtare dërgojnë mesazh shumë të fuqishëm të cilin duhet ta shfrytëzojmë dhe ta vlerësojmë, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

“Për herë të parë ndodh për një periudhë më të shkurtër se katër muaj pothuajse më shumë se gjysma e vendeve anëtare ta kenë të ratifikikuar protokollin aderues për anëtarësim në NATO. Këtë muaj ishte përafërsisht pozitiv në pjesën e ratifikimeve, pas ratifikimit edhe të Norvegjisë edhe të Budestagut gjerman që është shumë me rëndësi. Javën e kaluar janë hapur çështjet rreth kohës së Bundestagut për vendimin për BE-në, ndërsa ajo që ishte si lajm i mirë dhe për fat të keq nuk kaloi me interes po aq të madh është se Bundestagu në një periudhë shumë të shkurtër kohore e ratifikoi anëtarësimin tonë për në NATO. Presim që nesër Republika e  Çekisë ta përfundojë ratifikimin, ndërsa ka edhe disa paralajmërime pa datë konkrete”, ka thënë Shekerinska në një përgjigje të pyetjes pas vizitës së sotme në kazermën Ilinden.

Në Bratislavë, shtoi, edhe nga një përfaqësues të Senatit amerikan  e mora konfirmimin se procesi është filluar dhe gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të fillojë dëgjimi për vendin tonë dhe presin në fillim të vjeshtës të përfundojë procesi i ratifikimit.

“Nëse krahasohet me ratifikimin paraprak të Malit të Zi do të shihet si kanë reaguar shpejtë madje edhe institucionet të cilat zakonisht një kohë më të gjatë vendosin. Fokusi tani është kontakti me ato vende-anëtare të cilat ende nuk e kanë filluar procesin e ratifikimit, mesazhet pozitive”, tha Shekerinska.

E pyetur deri kiu është ratifikimi në Parlamentin turk, Shekerinska tha se në Turqi tani ka përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa nga komunat. “Na thanë se menjëherë pasi do të vazhdojë të funksionojë Parlamenti i tyre në mënyrëtë zakonshme do të ketë edhe termine të cilat do të mund t’i planifikojnë për ratifikimin e protokollit”, potencoi Shekerisnka. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.