“Marrëveshja për Brexit-in nuk ndryshon me kryeministrin e ri britanik”

në kategorine Bota

Bashkimi Evropian ka vënë në dukje se bashkë me kryeministrin e ri që do të zgjidhet në Britani të Madhe nuk do të ketë ndryshime në marrëveshjen për Brexit-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjes në lidhje me Boris Johnson, liderin e Partisë Konservatore britanike që garon për postin e kryeministrit, i cili ka premtuar se nuk do t’i paguajë BE-së rreth 40 miliardë sterlina të cilat burojnë nga angazhimet e mëparshme.

“Të gjithë e dinë marrëveshjen që ndodhet mbi tryezë. Marrëveshja për Brexit-in e miratuar nga të gjitha vendet anëtare nuk do të ndryshojë me ndryshimin e kryeministrit të ri që do të zgjidhet në Britani”, deklaroi Schinas i cili ka nënvizuar se Unioni nuk do të ndërhyjë në garën për lider që vazhdon në Britani.

Pas dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May nga udhëheqja e Partisë Konservatore, afati i aplikimit të përcaktuar për kandidatët e rinj drejtues përfundoi dje në mbrëmje. Sipas rregullave të partisë, ka arritur në 10 numri i atyre që zyrtarisht kërkuan kandidaturën duke marrë mbështetjen e 8 deputetëve.

Kandidatët fillimisht do të garojnë në votimin që do të zhvillohet më 13 qershor në Dhomën e Komunve të partisë. Emrat që marrin mbështetjen e të paktën 17 deputetëve do të kalojnë në raundin e mëpasshëm që do të zhvillohet më 17 qershor, ku në këtë votim duhet që kandidatët të marrin të paktën votën e 33 deputetëve.

Nëse shumica dërmuese e deputetëve nuk bashkohen pas dy kandidatëve, atëherë kandidatët e mbetur, këtë herë pritet të garojnë në votime të ngjashme më 19 dhe 20 qershor.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.