20 vjet çlirim – nesër festohet në sheshin “Skënderbeu”

në kategorine Kosovë

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright kanë arritur në Kosovë me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në vendin tonë.

Në festën e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës nesër në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00 do të mbahet në tubimi qendror.

Kurse, nga ora 14:00 do të mbahet “Ecja për liri- Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore deri te Busti i Sekretares Albright, më pas nga ora 14:35 deri në 14:50 do të përurohet busti i Albright te sheshi me emrin e saj.

Në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish- presidentit Clinton.

Me këtë rast janë ftuar qytetarët e  Kosovës që të bashkohen në këtë kremtë për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

 

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.