Hoti: Shqetësuese fushata agresive e Thaçit për kufijtë

në kategorine Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Samiti i Berlinit ka shërbyer t’ju tregojë bartësve të institucioneve të vendit, që ideja e korrigjimit të kufijve është kundërshtuar nga dy vendet kyçe të BE-së.

“Unë besoj që Samiti i Berlinit ka shërbyer, së paku për një gjë. Për të treguar para bartësve të institucioneve në Kosovë, në veçanti për presidentin e vendit që ideja e korrigjimit të kufijve nuk përkrahet nga dy vende kyçe të Bashkimit Evropian, në veçanti nga Gjermania”, tha ai në emisionin “Click” të RTV21.

Ndërsa ai tha që nuk beson që nga tavolina e dialogut është hequr çështja e kufijve.

“A është hequr prej tavolinës kjo çështje? Nuk besoj. Nuk është që kam informata, por nuk besoj sepse fushata agresive e presidentit edhe brenda, edhe në Shqipëri, edhe jashtë për këtë ide është vërtetë shqetësuese. Duhet të jetë shqetësueses për qytetarët dhe duhet të jetë shqetësuese në veçanti për përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend, edhe për institucionet tjera të vendit”, tha Hoti.

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.