FFK – UEFA, me strategji për futbollin e Kosovës

në kategorine Sport

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot e kanë pritur në selinë e vet shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre.

Në takim me zyrtarin e lartë të UEFA-s, i cili po e viziton
Kosovën, morën pjesë presidenti i i FFK-së Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri
dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, transmeton Gazeta Express.

FFK-ja ka njoftuar për këtë takim përmes faqes zyrtare, ku
ka treguar edhe çfarë u bisedua në këtë takim.

“Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e
realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në
në partneritet me UEFA-n”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

“Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për
strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës”.

Në orën 14:00 në selinë e FFK-së, do të mbahet konferencë e
përbashkët për media. /Gazeta Express/

Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.