Shënimi i Ditës botërore të llojllojshmërisë, dialogut dhe zhvillimit kulturor

në kategorine Maqedoni

Shkup, 21 maj 2019 (MEDIAL) – Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze sot me rastin e Ditës botërore të llojllojshmërisë, dialogut dhe zhvillimit kulturor do të organizojë pritje solemne për përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare nga shteti.

Në ngjarje, siç është paralajmëruar nga Komisioni, duhet të flasë kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Darian Sotirovski. 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.