Policia arreston disa shqiptarë në Holandë, pjesë e grupeve kriminale

në kategorine Diaspora

E Martë, 21 Maj 2019 – 13:45
albinfo.ch

Policia në Holandë ka nisur një aksion të madh kundër bandave kriminale shqiptare që veprojnë në këtë shtet.
Mediat atje raportojnë se aksioni është shtrirë në jug të Holandës, në Limburg, por edhe Geleen, ku policia ka bastisur disa shtëpi dhe ka arrestuar disa persona, transmeton albinfo.ch.
Besohet se në shtëpitë e këtyre të dyshuarve kultivohej drogë në ambiente të mbyllura..
 
Sipas policisë, të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, por zyrtarisht nuk është bërë i ditur numri i saktë.
 
Në një deklaratë nga policia e qytetit Limburg theksohet se hetimi ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivim të lëndës narkotike.
 
Ndërsa në Geleen një kompani e fokusuar në tregtinë  e automjeteve në këtë qytet, por që kishte edhe degë edhe në Belgjikë dhe Gjermani ka ndihmuar kriminelët shqiptarë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.