“zja.rr” për europën, 5 ekipe për 2 bileta, në fund vendos FSHF

në kategorine Sport

2 javë përpara përfundimit të sezonit, 2 janë të vetmet gjëra të sigurta në Superlgiës, Partizani kampion dhe Kamza e përjashtuar prej kohësh, e gjitha pjesa tjetër e ekipeve vijojnë të jenë në garë për objektivat sezonal. Europa vijon të jetë një ekuacion me 5 të panjohura, 5 ekipe vijojnë të jenë në garë për dy bileta që të dërgojnë në Europa League.

Kukesi
Kukesi

Nga Kukësi i vendit të dytë dhe deri tek Laçi i 6-të diferenca është 6 pikë, pra matematikisht gjithçka është ende e hapur. Kukësi prej kohësh nuk mendon më për kampionatin, objektivi i tyre i vetëm është finalja e Kupës së Shqipërisë, janë vetëm një hap larg për të mbyllur sezonin me trofe, rrjedhimisht të sigurojnë europën nga Kupa. Në 2 ndeshjet e fundit të sezonit, Kukësit i mjafton një fitore për të blinduar europën edhe nga kampionati.

Teuta
Teuta

Teuta renditet në vendin e tretë, vetëm një pikë larg. Pas një periudhe me ulje ngritje, durrsakët rikthehen ta kenë vetë në dorë fatin e tyre europian.

Flamurtari
Flamurtari

Një fitore shumë të rëndësishme këtë javë siguroi dhe Flamurtari por europa për kuqezinjtë nuk është në dorën e tyre, duhet të shpresojnë që Kukësi të fitojë Kupën dhe të ruajnë vendin e 4-ët në kampionat.

Skenderbeu
Skenderbeu

Më të distancuar nga gara për një vend në Europë janë Skënderbeu dhe Laçi, vetëm matematika i mban në lojë. Në kushtet ku të gjithë shpresojnë, shumë nga këto klube nuk kanë plotësuar ende kriteret e licencimit, deri në momentin kur Federata Shqiptare e Futbollit të bëjë publik ekipet që fitojnë një vizë për europë, i gjithë ky diskutim mund të ndryshojë rrënjësisht.
(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.