Studentët korçarë paralajmërojnë nisjen e protestave

në kategorine Shqipëri

Studentët paralajmërojne nisjen e protestave në të gjithë vendin. Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e Këshillit Studentor të Universitetit të Korçës Esmeralda Sejdolli, pas një takimi të zhvilluar me pjesëmarrjen e studentëve nga të gjitha universitetet e vendit.

 

Sejdolli bëri të ditur se pas një mbledhje më të pranishëm nga përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha universitetit e Shqipërisë, u bënë disa konstatime ku kryesorja ishte: Pakti për univetsitetin nuk është përmbushur siç pretendohej.

 

Duke u nisur nga kjo studentët kanë dalë me një vendim zyrtar, ditën e mërkure është vendosur të zhvillohet protesta studentore kombëtare,me një vendim të unifikuar të gjithë studentët do të jenë në protestë.

 

Mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, kush ka mundësi do të shkojë në Tiranë ndërsa pjesa tjetër do të protëstojë në forma të ndryshme në qytetet përkatese.

 

Për qytetin e Korçës, mënyrë se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vete studentët në një vendim tjetër. Studentët e Korçës do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit për universitetin dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve.

 

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.