Siguria në Burgje, Gjonaj mbledh punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 20 maj/MEDIAL- A. Fortuzi/-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thirri sot një mbledhje me të gjithë punonjësit e shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje
Në mbledhjen me dyer të mbyllura çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, për zbatimin e tij.
Kjo mbledhje vjen edhe në kuadër të masave të shtuara të sigurisë së burgjeve por edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara. /j.p/
.

Artikulli paraprakKoka: Mbështetja për Bindjen Demokratike, me vullnetin tim të plotëArtikulli tjetërUASHINGTON – Trump: SHBA-ja nuk ka kërkuar asnjëherë të angazhohet në dialog me Iranin

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.