Shqiptari i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada

në kategorine Diaspora

E Hënë, 20 Maj 2019 – 13:40
albinfo.ch

Dardan Isufi është një prej sipërmarrësve shqiptarë nën 30 vjeç, të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit. Para pak ditësh qeveria provinciale e Kebekut, në Kanada, ka miratuar aplikacionin e tij “Eva” si një nga shërbimet publike të qytetit. 
“Eva’, një kooperat me bazë në Montreal, filloi zyrtarisht të barte banorët lokalë të hënën pas një periudhe prove tre javore. Llogoja zi dhe ari tani zbukuron veturat që operojnë nga më shumë se 100 shoferë, disa prej të cilëve punojnë edhe për Uber, përcjell albinfo.ch. 
“Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarëve, Gaudreault, një inxhinier softuerik 23-vjeçar me diplomë nga Laval University dhe Dardan Isufi, 22-vjeçar, me diplomë nga McGill. 
Deri më tani më shumë se 6,000 njerëz kanë shkarkuar aplikacionin Eva. 

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.