Limaj: Ka shpresë për ulje të taksës rrugore Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

në kategorine Kosovë

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se sot në takimin e dy grupeve koordinuese për marrëveshjet e arritura Kosovë-Shqipëri, janë ngritur një sërë çështjesh.

Sipas tij detyrim i dy ekonomive është që të parapërgatitin tregun, edhe si një treg të përbashkët për të qenë konkurrues me vendet tjera të rajonit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Limaj ka thënë se ekziston shpresa që tarifa rrugore në “Autostradën e Kombit” të ulët nga sa është tash.

“Ka shpresë për një vlerësim dhe mund të vihet deri te një ulje e taksës. Autostradat gjithkund në botë paguajnë taksa. Duhet pasur kujdes që taksat e tilla të mos kenë ndikim në ekonominë e vendit. Duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik. Pres që ministria në Tiranë që nxjerrë një raport dhe jam i bindur dhe ka hapësirë që Qeveria shqiptare ta rivlerësojë masën e taksës”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Tirana zyrtare e ka për obligim që të interesohet për Kosovën.

“Kjo ka qenë historike dhe një gjë e tillë presim të vazhdojë. Ne kemi pasë krijuar një traditë që ta ruajmë një distancë në marrëdhëniet e brendshme. Tirana nuk është përzier në politikat tona ditore dhe as Prishtina në të Tiranës.
Ju kam apeluar miqve në Prishtinë për të mos u përzier në politikat ditore të Tiranës. Tirana duhet të vazhdojë fuqishëm që ta mbështes Kosovën”.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.