Koordinatori Hoti raporton para Komisionit Parlamentar për Arsim

në kategorine Kosovë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, sot ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Koordinatori Hoti fillimisht i njoftoi anëtarët e komisionit për rrjedhën e garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. “Të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës me mbështetjen e fuqishme të DKA-ve, i kanë kryer garat në nivelin shkollor. Nga kjo garë, në nivelin e shkollës janë 14800 fitues, ndërkaq në nivelin komunal janë rreth 2000 fitues. Këta janë armata e ardhshme e Kosovës. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si është mirëpritur dhe zhvilluar kjo garë”, tha Hoti.

Po
ashtu, Hoti u përgjigj edhe pyetjeve nga anëtarët e komisionit rreth Garës
Nacionale të Diturisë. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur me suksesin e garës së
diturisë. Për herë të parë kemi në agjendë nxënësin, e nxënësi ka agjendën e
vet. Ky është hapi i parë madhor i cili është ngritur mbi dallimet politike dhe
ka filluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Është hera e parë që Kosova ka
mbajtur një leksion në mbajtjen e garave duke përfshirë të gjithë nxënësit.
Raportet e Drejtorive Komunale të Arsimit tregojnë një përqindje mbi 95% të
pjesëmarrjes së nxënësve në ditën e garës”, tha Hoti.

Sa i përket testeve, ai tregoi se janë hartuar gjithsej 346 teste, që kapin
rreth 2500 faqe, me gjithsej 2863 pyetje, me një tirazh 423000 copë për 25
lëndë, në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.

Në fund, Koordinatori Hoti tha se është i gatshëm që për punën e tij të të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës. /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.