Braçe: Ne nuk vendosim për Kosovën, por e kemi detyrim të flasim për të

në kategorine Kosovë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Erion Braçe, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë të gjitha resurset ekonomike për të qenë konkurrues në rajon.

Ai këtë e ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për takimin e dy grupeve koordinuese të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me marrëveshjet e arritura deri tash dhe zbatueshmërinë e tyre.

“Kemi të gjitha resurset ekonomike për të qenë konkurrues, edhe kapitalin njerëzor. Shqipëria sot ka burimet e vetme kontinentale të naftës. Pse mos t’i shfrytëzojmë këto resurse?”.

Sa i përket heqjes së kontrolleve doganore në mes të dy vendeve, Braçe ka thënë se “ky kufi mund të hiqet vetëm me vullnetin e dy vendeve tona. Ne kemi një kufi në Morinë që është burkotratik që e kemi vendosur me administratat tona dhe që pengon sot lëvizjen e lirë të marrave dhe transaksioneve. Në aspektin fizik të kufirit do të preferoja që të dy vendet tona të ishin në BE dhe kufi baza ta kishin kufirin e Evropës. Kufiri fizik kujt i intereson?. Nëse e kemi bërë ekonominë dhe të ardhur atëherë shqiptarët do të jenë faktor edhe më shumë se që janë. Çdo taksë ndikon në ekonominë e secilës familje”, ka thënë Braçe, njofton Klan Kosova.

Braçe ka folur edhe për punët e Kosovës dhe Shqipërisë veç e veç dhe sipas Prishtina zyrtare vendos vetë për punët e saja të brendshme.

“Ne nuk vendosim për Kosovën, nuk ndërhyjmë. Vendimmarrja është e Kosovës. E kemi detyrim maksimal të flasim për Kosovën. Na detyron Kushtetua, zemra dhe shpirti. Të drejtën për të vendosur nuk ia kemi dhënë ne. Këtë të drejtë e kanë fituar me gjakun e tyre mijëra veta që luftuan. E drejta e Kosovës për të vendosur është e drejtë e saj”.

Kurse sa i përket mundësisë së uljes së tarifës së taksës rrugore në “Autostradën e Kombit”, Braçe ka thënë se nuk mund të thotë asgjë tash.

“Duhet ta shikojmë”.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.