Basha tregon Magna Carta: Dh.un.imi i lirisë shkak për përmbysjen e pushtetit

në kategorine Shqipëri

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë foton e dokumentit 800-vjeçar të “Magna Carta”, dokument i cili siç thotë Basha ka frymëzuar betejat madhështore për liri në të gjithë botën.

 

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Basha shkruan se ky dokument në thelb të tij ka barazinë sociale dhe të drejtën e individit.

 

“Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.  Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti. Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!”

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.