Arrestohen 5 kosovarë: Po qëndronin dhe punonin në Zvicër në të zezë

në kategorine Diaspora

Punëdhënësi i tyre ishte një shtetas 52 vjeçar i Maqedonisë së Veriut, banor i Kantonit Schwyz. Ndaj tij është ushtruar kallëzim penal në prokurori për punësim pa leje të të huajve

E Hënë, 20 Maj 2019 – 19:41
albinfo.ch

Keystone
Policia Kantonale e Cyrihut me rastin e një kontrollimi të bërë në një kantier ndërtimi në Richterswil ka arrestuar pesë persona, të gjithë shtetas kosovarë
Policët kantonalë mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit të të enjtes kanë bërë kontrollimin e një kantieri ndërtimi në Richterswil të Cyrihut, shkruan kapo-zh.ch. Me atë rast ata kanë konstatuar se pesë burra që i janë nënshtruar kontrollimit, ndodheshin me qëndrim ilegal në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ata po ashtu ishin duke punuar ilegalisht në kantierin në fjalë.
Pesë personat e arrestuar janë meshkuj të moshës 19 deri 33 vjeçare, të gjithë shtetas të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Punëdhënësi i tyre ishte një shtetas 52 vjeçar i Maqedonisë së Veriut, banor i Kantonit Schwyz. Ndaj tij është ushtruar kallëzim penal në prokurori për punësim pa leje të të huajve

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.