Ambasadori gjerman: Të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës, të mos keqpërdoren për qëllime partiake

në kategorine Kosovë

Ambasadori gjerman ka përkrahur fuqishëm protestën e sotme që u mbajt në Prishtinë, në mbështetje të mbijeturave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Diplomati gjerman tha se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht.

“Përkrahim fuqishëm mesazhin e protestës së sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës, e sidomos të mbijetuarve nga dhuna seksuale nuk duhet të keqpërdorët për arritje partiake dhe politike. Respekti për ato që vuajtën është i pari”, ka shkruar Heldt në Twitter, përcjellë Klan Kosova.

Më 8 mars të këtij viti, ambasadori gjerman Christian Heldt ishte pjesëmarrës në sponsorizmin e konferencës:

“T’i japim zë të mbijetuarve të dhunës seksuale në konfliktin në Kosovë bashkë me fondancionin Jahjaga”.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.