A e keni takuar z.Manjani? Ja përgjigja e gazetarit gjerman

në kategorine Shqipëri

Gazetari gjerman Peter Tiede në një intervistë me “Skype” për gazetarin Adi Krasta në “A show” u pyet se  e kishte takuar personalisht zotin Manjani, duke qenë se ish-ministri i Drejtësisë citohet në artikullin e shkruar nga ai në median gjermane “Bild”.

Tiede tha se e ka takuar z.Manjani, por se përpos kësaj, ka “shëtitur” thuajse mbarë Shqipërinë për të shkruar një artikull.

“E kam takuar zotin Manjani por nuk ka qenë ai që ka zgjidhur gjithë problatmikën e përshkruar. Unë kam shëtitur thuajse gjithë Shqipërinë. Vetëm në fund e kam takuar z.Manjani, kemi biseduar për atë që ndodh në Shqipëri, sepse ai ka qenë në qeveri. Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharake. Unë kam punuar për gazeta dhe revista të njohura, jam gazetar i njohur në Gjermani. Kam dëgjuar që ka gazetarë që marrin para për artikuj, por jo në rastin tim”, deklaroi gazetari gjerman Tiede.

(d.xh/Balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.