150 oficerë sigurie në gjimnazet e vendit brenda vitit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 20 maj/MEDIAL/-150 oficerë do të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë.
Ne Komisionin për Sigurinë Kombëtare u zhvillua të hënën seancë dëgjimore me përfaqësues të tre ministrive, Arsimit, Shëndetësisë dhe të Brendshme, lidhur me masat e marra deri me tani për zbatimin e programit për vendosjen e oficereve të sigurisë në shkollat e mesme të vendit.
“Ky projekt e pati gjenezën e vet në tetor 2017. Ajo çfarë na duhej ishte pjesa parandaluese. Parandalimi i hershëm, ku ky oficer merrte shenjat e para”, tha Romina Kuko zv/ministre e Brendshme.
“Aktualisht janë 83 oficerë sigurie në detyrë. 46 të tjerë kanë përfunduar periudhën e trajnimit, e në javët në vijim pritet që edhe ata të atribuohen në shkollat përkatëse”, tha Lorena Haxhiu, zv/ministre e Arsimit.
80 konflikte janë shmangur deri më tani nëpër shkollat e mesme të vendit, kjo sipas një raporti të OSBE, dhe në këtë kontribut të madh kanë rojet e sigurisë.
Shpërndarja e 150 oficerëve të sigurisë në gjimnazet e vendit do të përfundojë brenda këtij viti shkollor. Aktualisht 84 oficerë vijojnë punën në institucionet arsimore jo vetëm në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër po vijon trajnimet e nevojshme. Shpërndarja e oficerëve të sigurisë bëhet në bazë në numrit të nxënësve në një gjimnaz dhe një i tillë mund të shërbejë edhe në 2 shkolla njëkohësisht./j.p/
 
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.