Shkelzen Doli në Ditën e derës së hapur të Residenz im Park, pronë e Merita Pintës

në kategorine Diaspora

E veçanta e programit të kësaj dite është prezantimi i yllit shqiptar të muzikës klasike, violinistit të shquar Shkelzen Doli, pjesëtar i Filharmonisë së njohur të Vjenës

E Shtunë, 18 Maj 2019 – 21:40
albinfo.ch

Primapflege “Residenz im Park” ju fton më 1 qershor në “Ditën e derës së hapur” që e organizon me rastin e përurimit të shtëpisë për përkujdesje të personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta. Në krye të kësaj qendre dhe pronare e saj është shqiptarja nga Kosova, Merita Pinta. E veçanta e programit të kësaj dite është prezantimi i yllit shqiptar të muzikës klasike, violinistit të shquar Shkelzen Doli, pjesëtar i Filharmonisë së njohur të Vjenës.

Çfarë është “Residenz im Park”? Sa veta jetojnë atje?
Si janë të pajisura dhomat? A mund të sjell me vete mobilet e mia personale?
Kush e përgatit mëngjesin, gatuan drekën, kujdeset për darkën? Kush kujdestaron gjatë kohës kur unë fle? Kush kujdeset për qetësinë dhe ma ngre shtratin? A ndihmon ndokush kur unë të kem nevojë gjatë veshjes?
Sa kushton qëndrimi im në Residenz am Park?
Gjejini përgjigjet për pyetjet tuaja! Ne po ua hapim dyert, ju tregojmë dhe sqarojmë çdo gjë që ju doni të dini për residenz im Park .
Për “Ditën e derës së hapur” në Residenz im Park  në Bad Zurzach, Badstrasse 44, 5330 Bad Zurzach ju ftojmë përzemërisht.
E shtunë, 1 qershor 2019 nga ora 13.30 deri në orën 17.00
Programi
13.30 “Hapja e derës
 

Apero nga vertaria Mühhlebach
Kafe dhe ëmbëlsira nga Parkhotel Bad Zurzach
Tinguj muzikorë nga Shkelzen Doli, violinisti anëtar i Filharmonisë së Vjenës, i shoqëruar me piano.

14.00, 15.00, 16.00: Vizitë nëpër Residenz Park
16.30: Tërheqja e fituesit të lojës shpërblyese

Data e fillimit01 Qershor 2019
Ora13:30LokacioniBad ZurzachData e përfundimit18 Maj 2019 – 20:00

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.