Zyrtare: Ajaxi transferon zëvendësuesin e De Ligt

në kategorine Sport

Lisandro Martinez edhe zyrtarisht është lojtar i Ajaxit. Ai është blerë për ta zëvendësuar De Ligtin.

Largimi
i kapitenit, Matthijs de Ligt, nga Ajaxi është i paevitueshëm. Sipas të gjitha
gjasave do të nënshkruajë me Barcelonën, pavarësisht se për të interesohen edhe
Manchester United, Juventus e Real Madrid.

Kështu,
AJaxi ka nisur të forcojë skuadrën për sezonin e ri, për shkak se përvec De
Ligt, është larguar De Jong dhe priten edhe më shumë largime.

Ajax
tashmë ka arritur të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit argjentinas, Lisandro
Martinez, i cili është në pronësi të Defensa y Justicia, klub në Argjentinë.

Martinez
është 21 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet edhe si
mbrojtës i majtë.

Këtë
sezon ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe tre gola. Po ashtu është
pjesë e kombëtares së Argjentinës, ku ka debutuar në një ndeshje nën drejtimin
e trajnerit Lionel Scaloni.

Ai do ta zëvendësojë De Ligtin në Ajax. /Gazeta Express/

Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.