Një kamion është përmbysur në rrugën Negotinë-Veles. pas përplasjes në pikë-pagesën në Gradsko

në kategorine Maqedoni

Shkup, 18 maj 2019 (MEDIAL) – Një kamion është përmbysur mbrëmë në autostradën Negotinë – Veles pasi është përplasur në pikë pagesën në Gradsko e cila tashmë nuk është në funksion. Në aksident është lënduar drejtuesi i kamionit të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin në Veles.

“Në rrugën Negotin-Veles, pikë pagesën e vjetër ‘Gradsko’ e cila tashmë është në funksion mbrëmë në orën 22:15 një kamion me targa të Velesit i drejtuar nga B.J (59) nga Bogdanci, është përplasur në një murrë betoni në pikë pagesë dhe është përmbysur”, thekson Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt ditor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Veles.

foto: MEDIAL arkiv 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.