E nisi me pesë mijë euro, kjo do të jetë paga e Muriqit në Fenerbahce!

në kategorine Sport

Vedat Muriqi është gjithnjë e më afër klubit të madh turk, Fenerbahce.

Sipas
mediave turke, Muriqi tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantin turk pas një
super sezoni me klubin e Rizespor.

Muriqi
deri më tani ka shënuar 15 gola në Superligën e Turqisë dhe renditet i treti në
listën e golashënueve.

Fenerbahce
është klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e tij dhe tashmë
po thuajse është punë e kryer transferimi i tij.

Gjigantët
turq kanë bërë gati një ofertë fantastike për gjigantin e sulmit. Ata do t’i
ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon.

Muriqi
momentalisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e
parezistueshme.

Shqiptari
e ka nisur me 5 mijë euro në muaj në momentin që ka shkuar për herë të parë në
Turqi me ekipin e Giresunsporit.

25-vjeçari kaloi më tej te skuadra e Genclerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.

Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.