“Coutinho është i mirëseardhur në Liverpool për çmimin e duhur”

në kategorine Sport

Carragher beson që Jurgen Klopp ka ende nevojë për një organizator dhe mendon që Coutinho është një zgjedhje e mirë për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Philippe
Coutinho do të mirëpritej te Liverpooli nëse Barcelona do ta lëshonte atë një
çmim të arsyeshëm, thotë Jamie Carragher.

Braziliani
kaloi nga “Anfield” në “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit në vitin 2018.

Ai
kishte kaluar pesë vjet në Angli dhe ishte i dashur nga fansat e Liverpoolit,
por mendoi se ishte koha që të shkonte diku tjetër.


fillim gjithçka shkoi mirë për Coutinhon, por sezoni 2018/19 nuk ka shkuar
sipas planit për Coutinhon, dhe tashmë raportohet për një largim nga Barcelona.

Për
një rikthim te Liverpooli është përfolur dhe Carragher beson që ai është
zgjidhja për problemet e Klopp.

“Nuk
do të thosha që të shkonim pas tij si të çmendur. Por nëse ka ndonjë mundësi të
rikthimit të Coutinhos për çmim të arsyeshëm, dhe Barça dëshiron të mos humb
kohë me lojtarin pasi që shihet që nuk po funksionon, atëherë do ta ktheja”,
tha Carragher.

“A
do të ishte i mirëseardhur? Nuk jam i sigurt. Por duhet të jetë. Nuk shoh asnjë
arsye pse të mos jetë”.

“Ndonjëherë
ne zgjedhim vetë se kë dëshirojmë ta duam. Suarez u kritikua vetëm pas gjesteve
që bëri në ndeshjen e parë. Cili është dallimi mes tij dhe Coutinhos?” , shtoi
ai.

“Neve na mungon një lojtar i tillë në skuadër. Lallana dhe Shaqiri janë ndryshe. Manchester City ka vetëm diçka më shumë se ne, ata kanë Bernardo Silvan, David Silvan, Kevin De Bruyne. Ne nuk kemi lojtarë të tillë”.

Në fund ai shtoi se mesfushorët e klubit janë po ashtu shumë të mirë, por se nuk do kishte problem të shtohej diçka ekstra në klub dhe se me Coutinhon, Liverpooli sezonin e ardhshëm do të ishte shumë i frikshëm. /Gazeta Express/

Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.