Vdes edhe një i paraburgosur

në kategorine Kosovë

Shërbimi
Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 17 maj 2019, rreth
orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me
iniciale M. L, i lindur më 1955.

I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë

I njëjti akuzohej për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion. /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.