Umtiti do të largohet nëse Barcelona e transferon De Ligtin

në kategorine Sport

Samuel Umtiti është me një këmbë jashtë Barcelonës.

Sipas
asaj që raporton “Daily Mail”, Samuel Umtiti është në listën e ngushtë të
Arsenalit për ta transferuar gjatë verës.

Mbrojtësi
francez është në dijeni se mund të ketë edhe më pak minuta sezonin e ardhshëm
me ardhjen e De Ligt dhe për këtë është duke e konsideruar largimin.

Përveç
Umtiti, Arsenali është duke i monitoruar edhe Djené (Getafe), Bailly (United),
Keane (Everton) dhe Mario Hermoso (Espanyol).

Mediat
spanjolle raportojnë se Barça është e hapur ta shesë Umtitin nëse vjen një
ofertë prej 40 milionë eurove.

25-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2016. Ai ka bërë 97 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola. /Gazeta Express/

Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.