Siguria ushqimore, ligj i ri për Shërbimin Veterinar

në kategorine Shqipëri

Tiranë, 17 maj /MEDIAL/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, zhvilloi sot një takim me Këshillin Strategjik të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku u diskutua mbi rolin e shërbimit veterinar në zinxhirin e sigurisë ushqimore.
Çuçi tha se “po punojmë për përgatitjen e një ligji të ri për Shërbimin Veterinar”, duke theksuar se do të ketë diskutime të tjera më të gjera me të gjitha grupet e interesit.
“Qëllimi final është të kemi një ligj më të mirë që i jep fund çdo ngërçi dhe që garanton kontroll të shëndetit të kafshëve para dhe pas therjes. Bashkë me ndryshimet në Kodin Penal, ky ligj i lidhur pazgjidhshmërisht me sigurinë ushqimore, mbetet një prioritet për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, theksoi Çuçi.
Rregullimet e reja kanë rëndësi të madhe për operatorët në treg dhe natyrisht, theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për konsumatorët që meritojnë produkte të sigurta.

.

Artikulli paraprakBasha me shqiptarët në Londër: Për demokraci janë këputur koka mbretërish

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.