Reperi qe u arrestua në Kosovë, takohet me Romelu Lukakun e Unitedit

në kategorine Sport

Reperi me prejardhje shqiptare, Arian Asllani, është takuar me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Asllani, tashmë i famshëm si “Action Bronson”, jeton dhe vepron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u
takua me ish sulmuesin e Chelsea gjatë një vizite te klubi i baseball New York
Yankees.

Reperi me prejardhje shqiptare e ka publikuar vet këtë fotografi në llogarinë personale në “Instagram”, teksa ka shkruar: “Dy atletët më të mirë ndonjëherë”.

Reperi
me prejardhje shqiptare, Action Bronson, ka qenë në Kosovë vitin e kaluar.

Ai ishte
arrestuar në gusht të vitit 2018 nga Policia e Kosovës, pas performancës së tij
në festivalin “Sunny Hill” që ishte organizuar në Parkun e Gërmisë në
Prishtinë.

Arsyeja e arrestimit të Bronson, sipas mediave tona, ishte ndezja e marihuanës në skenë dhe hedhja në drejtim të publikut. /Gazeta Express/

Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.