Nuk ka më dyshime, Barcelona vendos për të ardhmen e trajnerit

në kategorine Sport

Ernesto Valverde do të jetë trajneri i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Konfirmimi për këtë vjen nga presidenti I klubit katalunjas, Josep Maria Bartomeu. Ky i fundit ka ndërhyrë në mënyrën më bindëse për të larguar të gjitha dyshimet që rrethojnë teknikun javët e fundit. Valverde drejtoi Lionel Messi dhe shokët e tij drejt mbrojtjes së titullit kampion në Spanjë, por tifozët “blaugrana” e kanë ende të freskët eliminimin dramatik në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ct 90mins Barcelona President Bartomeu Valverde Is The Coach We Want 20190516
Ct 90mins Barcelona President Bartomeu Valverde Is The Coach We Want 20190516

Barcelona kishte fituar 3-0 në sfidën e parë në “Camp Nou”, por jetoi përmbysjen historike 4-0 në transfertën kundër Liverpool. Për këtë dështim, pjesa më e madhe e fajita iu faturua Ernesto Valverdes, ndërsa edhe mediat spanjolle, sidomos ato katalunjase nuk u treguan aspak të buta me kritikat e tyre. “Ky trajner nuk ka eksperiencën e e duhur për të fituar Champions”, ishte pak a shumë ideja e përgjithshme e shprehur nga mediat iberike mëngjesin pas humbjes dhe eliminimit të rëndë nga turneu më i rëndësishëm I futbollit europian për klube.

1558010342 016295 1558010703 Noticia Normal
1558010342 016295 1558010703 Noticia Normal

Por Bartomeu ka një tjetër mendim. “Ernesto ka besimin tim dhe të gjithë drejtusëve të tjerë të klubit. Jemi të kënaqur me punën e tij, pasi projekti i nisur është afatgjatë”, ka thënë numri një i klubit “blaugrana” që konfirmon në këtë mënyrë Valverden në pankinën e Barcelonës.
(balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.